Presidenti i Ukrainës Viktor Jushenko lejoi shtypjen e parave për shlyerjen e pagesave për gazin e marrë kompanisë ruse “Gazprom”. Ai deklaroi se Ukraina në 24 orët e afërta do t’i paguajë “Gazprom-it” 3.8 miliardë grivna (475 milionë dollarë) për furnizimet e marra të gazit rus. Ukraina duhet të lajë llogaritë me “Gazprom-in” deri me datë 7 qershor. Në rast të kundërt “Gazprom”, sipas kushteve të marrëveshjes, do të kërkojë nga Ukraina parapagesën 100%-she.