Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev u shpreh kundër zgjerimit të të ashtuquajturit “klub bërthamor”. Kjo temë u ngrit për shqyrtim në forumin ekonomik në Shën Peterburg nga ish Kryeministri i Japonisë Xynitiro Koixumi në lidhje me provat e paradokohshme të bombës bërthamore të bëra nga ana e RPD të Koresë. Për proceset që ndodhin në sferën bërthamore përgjegjësinë e mbajnë, para së gjithash, Rusia dhe SHBA, tha Medvediev. Në momentet aktuale Moska dhe Uashingtoni po punojnë mbi marrëveshjen e re për kufizimin e armatimeve strategjike ofensive.