Rusia ka ndërmend të dalë nga kriza botërore me një ekonomi më të fuqishme, deklaroi Presidenti Dimitri Medvediev. Duke marrë fjalën në forumin ekonomik ndërkombëtar në Shën Peterburg, ai nënvizoi, se përkrahja shtetërore e ndërmarrjeve duhet të kushtëzohet me vënien në zbatim, aplokimin nga ato të teknologjive bashkëkohore, rritjen e rendimentit të punës dhe nxjerrjen e produkteve me kualitetin e lartë.