Aksioni masiv nën devizën “Le të flasim për Evropën”, diskutimet dhe debatet e drejtpërdrejta me rininë nëpërmjet Internetit, takimet me popullsinë- të gjitha këto janë vetëm një pjesë fare e vogël e atyre, siç është bërë zakon të quhen, “teknologji”, të cilat shfrytëzohen gjatë fushatës elektorale aktuale të zgjedhjeve për në Parlamentin Evropian. Por të përmendurit e fjalës parlament tani “u shkakton njerëzve vetëm të hapurit e gojës”, konstaton me habi këto ditë e përjavshmja gjermane “Die Zeit”. Artikullin e vet kushtuar kësaj teme ky botim e titulloi në mënyrë ironike: “Tregomë për Evropën”. Zgjedhjeve në Parlamentin Evropian, që filluan tashmë në Evropë, i kushtoi shkrimin e vet “Shënimet në fund të javës” vëzhguesi i “Zërit të Rusisë” Oleg Severgin. Autori shkruan: Për banorët e pjesës më të madhe të 27 vendeve-anëtare të BE ditë e zgjedhjeve do të bëhet e diela, 7 qershor. Sipas të dhënave të anketimeve sociologjike, që u zhvilluan në vigjilje të zgjedhjeve, mesatarisht në gjithë Evropën në to ka ndërmend të marrë pjesë vetëm 1 ndër 3 zgjedhës. Gjatë kësaj 64 % e të të anketuarëve deklaruan, se janë të informuar në mënyrë jo të mjaftueshme mbi punën e Parlamentit Evropian, 62 % - se vota e tyre nuk zgjidh e nuk vendos asgjë. Kreu i Komisionit Evropian Joze Manuel Barroso e quajti tendencën e rënies së paraqitjes së zgjedhësve në votim “paradoksale”, meqenëse, sipas fjalëve të tij, rëndësia dhe domethënia e Parlamentit Evropian po vjen duke u rritur në mënyrë evidente dhe të vazhdueshme. Zoti Barroso, sigurisht, që mund ta lavdërojë sa të dojë organin kryesor ligjëvenës të Evropës unike, sepse tani për tani kreun e Komisionit Evropian nuk e zgjedhin vetë parlamentarët. Kjo është prerogativë e Këshillit të BE në nivel kryetarësh shtetesh dhe qeverish. Në plotfuqishmëritë e pakuptueshme të parlamentit, me që ra fjala, fshihet gjithashtu një nga shkaqet e shprehjes së mosbesimit të qytetarëve ndaj instituteve pushtetore evropiane. Ndërsa më kryesorja-veprimtaria edhe e Këshillit, edhe e parlamentit, edhe e Komisionit Evropian zhvillohet pas dyerve hermetikisht të mbyllura. Dhe të gjitha këto — papërmendur fare këtu skandalet e shpeshta me abuzimet financiare e plot të tjera si këto. “Njëherë e një kohë brezi i luftës pat treguar për një Evropë, në të cilën nuk kishte vend për fjalë urryese dhe shkatërrime, dhe prandaj për njerëzit u bënë plotësisht të perceptueshme kuptimi dhe qëllimet e bashkimit. Por ai brez mbeti tashmë në të kaluarën. Dhe që prej asaj kohe Evropa po pret më kot histori të re, dhe para së gjithash tregimtarë, të aftë që ti heqin asaj lodhjen nga supet dhe ti japin një frymë të re jetëdhënëse”, shkruan e përjavshmja gjermane “Die Zeit” në vigjilje të zgjedhjeve për në Parlamentin Evropian.