0Sot, në Ditën mbarëbotërore të mbrojtjes së mjedisit rrethues, në 60 vende të botës do të shfaqet premiera e filmit “Shtëpia” ("Home"). Ky film është prodhim i regjizorit fotograf Yann Arthus-Bertrand dhe regjizorit të njohur dhe producent Luc Besson. Ata gjatë gjysmë viti xhiruan në 54 vende, nga lartësitë e fluturimit të zogut, skajet më të bukura të planetit dhe pasojat e tmerrshme të veprimtarisë së ndërmarrjeve industriale, luftrave dhe katastrofave ekologjike. Në Rusi ky film do të shfaqet në Moskë, Shën Peterburg dhe Soçi.