Komanda e Flotës së Detit të Zi të Rusisë adresoi në Drejtorinë e Përgjithshme të Punëve të Brendshme të Sevastopolit protestën e vet në lidhje me kontrollimin e paargumentuar të dokumentave të marinarëve të Detit të Zi me kërkesën e paraqitjes së dokumentave, që konfirmojnë ligjshmërinë e qendrimit të tyre në territorin e Ukrainës. Komanda e Flotës e vlerëson këtë praktikë si mosrespektim dhe hap jomiqësor, të drejtuar për keqësimin e marrëdhënieve ruso-ukrainase. Afati i veprimit të marrëveshjes për qëndrimin e Flotës së Detit të Zi në Sevastopol përfundon në vitin 2017.