0Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev e quan të gabuar zgjidhjen e problemeve të sigurisë energjetike mbi bazë dypalëshe, siç e propozojnë një gjë të tillë partnerët perëndimorë. Në intervistën e vet dhënë gazetës

“Kommersant”

0 ai solli si shembull debatin e “gazit” midis Rusisë dhe Ukrainës. Ai është i pamundur të zgjidhet pa pjesëmarrjen e evropianëve, meqenëse Ukraina është vend transitor i gazit rus në Evropë, dhe çfarëdo lloj problemesh që lindin me ndërprerjen e transitit të tij, i shkaktojnë dëm sigurisë energjetike të kontinentit. Sipas fjalëve të Medvedievit, bllokimi në janar për shkak të Ukrainës të transitit të gazit rus për në Evropë demostroi qartë efektivitetin e ulët të Kartës Energjetike. Rusia propozon krijimin e një sistem të ri marrëdhëniesh në sferën energjetike. Ai duhet të jetë transparent, demokratik dhe të marrë parasysh në shkallë të barabartë interesat e konsumatorëve, transportuesve dhe transitorëve të burimeve energjetike.