Në Kursk u shfaq premiera e filmit dokumentar të Marlen Hucievës “Njerëzit e vitit 41”. Në filmin e vet ajo tregon mbi muajt e parë të Luftës së Madhe Patriotike, për burrërinë e atyre që mbrojtën Atdheun në luftën kundër fashizmit. Pjesën më kryesore të filmit e përbëjnë kuadrot e kronikës së luftës të vitit 1941. Skena dhe episode të veçanta, të mbledhura në një të tërë, paraqiten në ekran si dokument historik me forcë të jashtëzakonshme emocionale.