0Pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së (

Rusia

0,

SHBA

0-s,

Britania e Madhe, Franca dhe Kina

0) si dhe

Japonia

0 dhe

Koreja e Jugut

0 arritën progres në punën mbi projektin e rezolutës në lidhje me çështjen e RPD të Koresë, njoftoi Përfaqësuesi i Britanisë së Madhe pranë OKB-së Xhon Soers. Japonia dhe SHBA-s dalin për një rezolutë maksimalisht të rreptë, që përfshin sanksione të tjera suplementare ndaj RPD të Koresë, konfirmuan në bisedën e tyre telefonike krerët e dikastereve të politikës së jashtme të Japonisë dhe SHBA-s, përkatësisht, Hirofumi Nakasone dhe Hilari Klinton. Rusia  gjithashtu mendon se rezoluta duhet të jetë e rreptë. Megjithatë, sipas mendimit të Moskës, është mëse e domosdoshme që të lihen dyert të hapura për rifillimin e procesit të negociatave me Phenianin, i cili në maj bëri prova bërthamore nëntokësore dhe lëshoi raketa me rreze të vogël veprimi.