0Ekonomia botërore do të dalë nga kriza sipas njërit prej tre modeleve, të cilët mund të krahasohen me gërmat 

V, W, L,

0 u shpreh për gazetën

“Komersant”

0 Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev. Modeli-

V

0 konsiston në atë se bota do të dalë nga kriza me një shpejtësi po aq të madhe si dhe u zhyt në të. Modeli-

W

0 parashikon se pas periudhës së rimëkëmbjes do të ndodhë edhe një rënie tjetër. Në qoftë se ekonomia do të zhvillohet sipas modelit

L

0, atëherë dalja nga kriza do të marrë një kohë shumë më të gjatë dhe do të jetë graduale. Presidenti theksoi se nuk i mbështet ata ekspertë të cilët mendojnë se kulminacioni i krizës tashmë u arrit. Medvediev theksoi gjithashtu se kriza doli në të vërtetë me përmasa shumë më të gjera nga ajo e parashikuar prej ekonomistëve. E megjithatë, aktualisht, situata në ekonominë botërore është përmirësuar më shumë nga çu parashikua në fund të vitit të kaluar dhe fillim të vitit 2009.