Recetën e “tabletave kundër lakmisë” që bëri të mundur lindjen e krizës, po e kërkojnë pjesëmarrësit e Forumit ndërkombëtar në Shën Peterburg. Në këtë mënyrë e përcaktoi rendin e ditës së takimit Nënkryeministri i Rusisë Sergei Ivanov. Sipas fjalëve të tij, pikërisht “lakmia njerëzore” u bë shkak primar i tronditjeve të tanishme ekonomike. Pjesëmarrësit e Forumit duhet ti përgjigjen pyetjes, se si duhet të ndryshojë sistemi i ekonomisë botërore dhe cilat probleme mund të dalin në plan të parë në një kohë të afërt. Në qendër të vëmendjes së tyre është gjithashtu zhvillimi i teknologjive novatore.