Pas daljes së ekonomisë botërore nga kriza ekonomike globale, vendet e BRIK-ut, pra, Brazili, Rusia, India, Kina, do të luajnë një rol më të rëndësishëm në ekonominë botërore. Një mendim i tillë u shpreh në forumin ekonomik të Peterburgut nga biznesmeni rus Viktor Vekselberg. Ai theksoi gjithashtu, se së bashku me vendet e BRIK-ut do të rritet edhe roli i Rusisë.