Moska nuk ndryshoi pozitën e vet në debatin territorial me Japoninë. Kryetari i Komitetit ndërkombëtar të Dumës Shtetërore të Rusisë Konstantin Kosaçov hodhi poshtë konfirmimet e disa mjeteve të informimit masiv në lidhje me atë, se tema e të ashtuquajturave territore të diskutueshme mori një zhvillim të ri, të ndyshëm nga ai që ka të bëjë me marrëveshjet e arritura më parë me Tokion. Parlamentari theksoi se midis Rusisë dhe Japonisë po vazhdon diskutimi i këtij problemi, por tani për tani nuk po evidentohet afrim pozitash.