Në lidhje me pozitën e disa vendeve të BE përkatësisht realizimit të projektit të gazsjellësit “Rryma veriore” Kreu i MPJ i Rusisë Sergei Lavrov bëri thirrje që të mos shfrytëzohet ekologjia për arritjen e qëllimeve politike. Duke marrë fjalën në Danimarkë, në takimin ministror të Këshillit të Shteteve të Detit Balltik, ai kujtoi, se ky projekt që parashikon transportimin e gazit rus nëpër fundin e Detit Balltik për në Gjermani dhe vende të tjera të BE, është përfshirë nga Komisioni Evopian në listën e projekteve prioritare.