NATO i propozoi zyrtarisht Rusisë që të marrë pjesë në opracionet e Aleancës në luftën kundër piraterisë në brigjet e Somalisë. Sipas fjalëve të Përfaqësuesit të përhershëm të Rusisë pranë NATO-s Dimitri Rogozin, përgjigjja ndaj këtij propozimi do të jepet vetëm pas takimit të ministrave të punëve të jashtme dhe rifillimit të dialogut Rusi dhe NATO, i cili do t’i hapë rrugën “shkrirjes” së bashkëpunimit ushtarak.