“Neve do të vazhdojnë të na kallin frikën me gripin e derrave deri në vitin 2016”, premton në njërin nga titujt e artikujve të vet gazeta “Komsomolskaja pravda”. Ajo paraqet versionin sipas të cilit, pas histerisë që shpërtheu rreth virusit të ri qendrojnë interesat komerciale të farmacistëve. Duke nxjerrë fitime të majme nga paniku që ka shpërthyer, ata po marrin mbi të ardhura nga shitja e medikamenteve. Kryemjeku sanitar i Rusisë Genadi Onishenko vuri bile theksin mbi emra konkretë preparatesh: “Neve na thonë: se ky virus është rezistent ndaj të gjitha medikamenteve të tjera, përveç atij të quajtur “Tamiflu”. Rezulton, pra, se Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), e cila është përqendrim, koncentrim i gjithçkaje pozitive që ka shëndetësia në këtë planet, del në rolin e seksionit të marketingut”. Dihet tashmë edhe emri i Kryesueses së kësaj dege të marketingut-Margaret Çen, e cila ka qenë njëherë e një kohë përfaqësuese e drejtorit të përgjithshëm të OBSH, ndërsa aktualisht është vetë drejtuese e kësaj organizate të nderuar. Këtë vit përfundon afati i skadimit të rezervave të medikamenteve të prodhuara në rast shpërthimi të pendemisë së premtuar nga OBSH. Miliarda dollarë u derdhën në prodhimin e ilaçeve, ruajtjen e tyre, ndërsa pandemia e gripit të shpendëve, “për dreq” nuk shpërtheu. Tani do të duhet të realizohet dhe utilizimi i medikamenteve të skaduara. Dhe kjo gjë gjithashtu kërkon shumë para. Por në këtë moment sulmoi meksikanët gripi i ri, ai i derrave. OBSH në mënyrë operative u ra burive të alarmit-bota ndodhet në prag të shpërthimit të pandemisë! Dhe të vetmin medikament efektiv që mund të luftojë këtë të keqe vdekjeprurëse organizata e shëndetësisë shpalli sërish ilaçin e quajtur “Tamiflu”. Për ata që merren me marketing në këtë rast po qan me të vërtetë Çmimi Nobel, konkludon gazeta “Komsomolskaja pravda”. Ata shpikën një strategji gjeniale për realizimin e ilaçeve që po u afrohet data e skadimit në treg. Dhe i kanë rënë mirë lapsit këta shpikës duke bërë zgjedhjen e vet jo mbi mbështetjen e shpresës tek blerësi i zakonshëm, i cili nuk do ti japë preferencën ilaçit të shtrenjtë, por analogut të tij më të lirë. Ata i lidhin shpresat me blerjen e domosdoshme të preparatit prej shteteve!

 
Komentimi i artikullit


Ndërsa tani komentimit të artikullit të gazetës “Komsomolskaja pravda” do ti rikthehemi me Kreun e Fondit “Moscow Capital” Stanisllav Mashagin. Ai thotë: “Unë mendoj, se vetë kjo temë u trillua për protekcionizëm, para së gjithash në degën e ekonomisë bujqësore, dhe drejtohet kundër prodhuesve të mishit të Amerikës Latine: Meksikës, Argjentinës, Brazilit. Para së gjithash, kjo bëhet për hir të vendosjes së barrierave kufizuese në kuadrin e asaj që deklarojnë të ashtuquajturët tregje transparente. Këto janë diskutuar mëse një herë. Këto janë parimet bashkëkohore të tregtisë ndërkombëtare. Por me marrjen parasysh të krizës duhet gjetur një shkas serioz me qëllim që të mund të vendosen kufizime të tilla. Kurse farmacistët dolën të fituar në këtë rast, sepse ata mbështesin vetëm përpunimet e tyre dhe planifikojnë vetëm rritjen e vëllimit të shitjeve, vëllimeve të prodhimit dhe atyre u leverdis shumë zhurma e buja rreth kësaj. Por duhet theksuar këtu, se ata mundën vetëm ta mbështesin, por jo ta iniciojnë gjithçka të lidhur me këtë problem. Ju njohëm me mendimin e Drejtorit të Fondit”Moscow Capital” Stanisllav Mashagin.