0U publikua lista zyrtare e pasagjerëve të aeroplanit të humbur pa lënë gjurmë Air France, që po kryente fluturimin nga Rio-de-Janero për në Paris. Emri i qytetarit rus nuk figuron në këtë listë. Tani për tani lista nuk është e plotë, disa emra nuk përmenden me kërkesë të familjeve dhe të afërmëve të tyre. Përfaqësuesi i Shtabit të Përgjithshëm të Francës konfirmoi se fragmentet e gjetura në Atlantik janë pjesë të avionit të humbur. Versioni i aktit terrorist nuk përjashtohet. Në sipërfaqe të ujit u zbuluan njolla nafte, gjë kjo që vërteton atë fakt se avioni nuk shpërtheu në ajër.