0Sot përkujtohet Dita Ndërkombëtare e fëmijëve të pafajshëm-viktima të agresionit. Kjo ditë u sanksionua nga Asambleja e Përgjthshme e OKB-së në vitin 1982 për kujtimin e fëmijëve palestinezë dhe libanezë, që ranë viktima të sulmit ajëror të aviacionit izraelit në Bejrut gjatë luftës së Libanit. Atëherë vdiqën më shumë se 60 fëmijë. Në këtë ditë është bërë zakon të kujtohen banorët e rinj të planetit, që gjetën vdekjen si rezultat i luftrave dhe akteve terroriste. Më 1 shtator të vitit 2004 e gjithë bota u trondit nga lajmi i zaptimit të ndërtesës së shkollës në Beslan të Osetisë së Veriut. Si rezultat i këtij aksioni barbar vdiqën si të paktën 330 veta, ndër ta 172 ishin fëmijë.