0Është publikuar lista zyrtare e pasagjerëve të humur të aeroplanit Air France, që ndërmori fluturimin nga Rio-de-Janero për në Paris. Emra rusësh në këtë listë nuk ka. Tani për tani lista nuk është e plotë, disa emra nuk bëhen publikë sipas kërkesave të familjeve dhe të të afërmëve të tyre. Përfaqësuesi i Shtabit të Përgjithshëm të Francës konfirmoi se fragmentet e gjetura në Atlantik janë pjesë të avionit të humbur. Versioni i aktit terrorist nuk përjashtohet. Në sipërfaqe të ujit u evidentuan njolla nafte, kjo gjë vërteton atë fakt se avioni nuk shpërtheu në ajër.