0Në vendet e BE po fillojnë zgjedhjet e deputetëve për në Parlamentin Evropian. Votimi katër ditor në 27 shtete do ti japë një start  ciklit të ri politik. Sot zgjedhjet do të zhvillohen në Britaninë e Madhe, Hollandë, të shtunën në Letoni, Qipro, Maltë dhe Sllovaki. Italia dhe Çekia do të votojnë nga e premtja e deri të dielën. 18 vendet e tjera do të zhvillojnë zgjedhjet për përcaktimin e kandidatëve të vetë të dielën. Analistët, duke u bazuar në rezultatet e anketimve të mendimit të opinionit publik, parashikojnë rënien e ndikimit të partive të djathta centrike në Parlametin Evropian. Liderët e Komunitetit, nga ana e vet, i druhen pjesëmarrjes së ulët të zgjedhësve në votim.