0Në listën e pesronave të shquar më me influencë sipas versionit të revistës Forbes hyri një ruse, ajo është tenistja Maria Sharapova, e cila renditet në vendin e 76 në rejtingun Wold’s Most Powerful Celebrites. Të ardhurat e sportistes për vitin e kaluar arritën shumën 22 milionë dollarë, por nga numri i përmendjeve të emrit në mjetet e informimit masiv ajo nuk mundi të kalonte shumë personalitete të tjeratë njohura. Midis liderëve të të përmendurve janë tre amerikane. Në vendin e parë është aktorja Angelina Jolie, në vendin e dytë spikerja televizive Opara Uinfri, vendin e tretë e zë ylli i pop muzikës Madona. Presidenti i SHBA-s Barak Obama zë vendin e 49-të në listën e personave të shquar më me influencë sipas versionit të revistës Forbes.