Autoritetet e Rusisë nuk do të lejojnë përsëritjen e “feudalizmit ekonomik” të viteve 90-të në vend. Tregu i Rusisë është unik dhe ngritja e barrierave artificiale për biznesin në rajonet ruse është krejtësisht e palejueshme. Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev, në mbledhjen kushtuar çështjeve ekonomike, e ngarkoi Prokurorinë që të merret seriozisht me këtë problem. Tema e barrierave për biznesin nuk është aspak e re, u kujtoi pjesëmarrësve të mbledhjes Presidenti: “Unë mendoj, se një praktikë e kësaj natyre në dekadën e tanishme është, thjesht, e palejueshme, e papranueshme. Ajo është objekt për studimin e vemendshëm të vendimeve përkatëse rajonale nga ana e organeve të Prokurorisë dhe qeverisë, duke përfshirë këtu, natyrisht, edhe organet antimonopol. Kush merr guximin t’i lejojë vetes, në përgjithësi, ndarjen e tregut tonë pjesë-pjesë. Ç’është ky feodalizm? Kurrëfarë krize nuk e justifikon një gjë të tillë. Ne nuk jetojmë në vitin 93”, u shpreh me indinjatë Presidenti rus. Kryetari i shtetit njoftoi gjithashtu, se skema e kontabilitetit për biznesin e vogël duhet të bëhet me të vërtetë e thjeshtësuar dhe jo tu hidhet pluhur syve sipërmarrësve. U fol në mbledhjen e sipërpërmendur jo vetëm mbi ekonominë, por edhe për diplomacinë, më saktë, mbi etikën diplomatike. Dimitri Medvediev i quan të palejueshme shprehjet që i lejoi vetes udhëheqësi i njërit prej partnerëve më të afërt të Rusisë: “Ne punojmë aktivisht mbi bazë të parimeve të partneritetit me fqinjët tanë më të afërt, i ndihmojmë ata për kapërcimin e dukurive të krizës, ndër të tjera edhe me financa. Dhe, duhet thënë, me mjete jo të vogla financiare. Ngandonjëherë kjo shoqërohet me komentime të domosdoshme të situatës ekonomike në këto vende. Por ne kurrë nuk i kemi lejuar dhe nuk do ti lejojmë vetes shprehjen e karakteristikave personale në adresë të udhëheqjeve të vendeve të tjera. Emra konkretë nuk u përmendën, por duke gjykuar nga të gjitha, këto fjalë iu adresuan Liderit të Bjellorusisë. Aleksandër Llukashenko më 29 maj e akuzoi Ministrin e financave të Rusisë Aleksei Kudrin për mbjellje paniku në çifligun e tij si dhe për konsolidim pozite me opozitarët bjellorusë. Dimitri Medvediev mendon, se për nga pikëpamja e etikës diplomatike shprehje të tilla janë të palejueshme. Në Moskë shpresojnë, se edhe partnerët e saj do të zënë një pozitë po të tillë.