Sistemi financiar global duhet të modifikohet në përputhje me kërkesat e shekullit të XXI-të. Një mendim të tillë shprehu Presidenti i Federatës Ruse Dimitri Medvediev në intervistën e vet dhënë kompanisë televizive amerikanë CNBC. Në rast të kundërt, theksoi Kryetari i shtetit rus, neve do të na duhet të përballohemi me një krizë të re financiare pas 5 apo 10 vjetësh për forcë të ciklicitetit të ekonomisë botërore. Në lidhje me këtë Dimitri Medvediev saktësoi, se fjalë nuk bëhet aspak për ti vënë vizën sistemit ekonomik financiar Bretton Woods, por për modifikimin e tij në mënyrë të tillë që ai ti përgjigjet kërkesave të shekullit të XXI-të, ekzistencës së një numri më të madh ekonomish të suksesshme, shumëllojshmërisë së valutave rajonale rezervë. Gjatë kësaj, theksoi Presidenti, pala ruse do të dëshironte që në fund të fundit vendimi mbi fatin e sistemit financiar të merrej jo në një vend, por në platformat ku takohen lojtarët kryesorë ekonomikë botërorë. Dimitri Medvediev konfirmoi, se Rusia vazhdon të dalë me konsekuencë për rritjen e numrit të valutave rezervë. Në momentet aktuale botës i duhet një numër më i madh rezervash valutore dhe jo për arsyen se është dollari i keq apo euro e pamjaftueshme. Sipas mendimit të tij, në rolin e njërës prej valutave rajonale rezervë mund të pretendonte edhe rubla ruse, veçanërisht me marrjen parasysh të atij fakti, se ne kemi një hapësirë të madhe shtetesh me të cilët jemi të lidhur gjenetikisht, të lidhur historikisht, të lidhur pazgjidhshmërisht me ekonomitë tona. Lideri rus mendon, se kjo ide e cila mbështetet edhe nga Kina, është mjaft produktive. Duke prekur temën që ka të bëjë me situatën ekonomike në Rusi, Kryetari i shtetit vuri në pah si minimum frenimin e një sërë tendencave negative. Unë nuk e vlerësoj aspak situatën si dramatike. Bashkë me këtë gjendja e tanishme e ekonomisë ruse neve nuk mund të na kënaqë. Detyra e diversifikimit të saj është një ndër më kryesoret dhe më të rëndësishmet në momentet aktuale.