Mjetet e informimit masiv analizojnë komfirmimet e analistëve, të cilët shprehen se ekonomia e Rusisë ka arritur kulminacionin e rënies së saj, por megjithatë atë e pret një hop i theksuar. Gazeta “Kommersant” përmend disa deklarata mjaft interesante të Zëvendës ministrit të ekonomisë Andrei Klepaç. Pikërisht ai, në kundërshtim të plotë me mendimin e shumicës së ekonomistëve shprehet, se rënia i është afruar fundit, por megjithatë nuk e ka rritur akoma atë. Sipas mendimit të tij, në gjysmën e dytë të vitit rritja do të arrijë 4-5 % në krahasim me periudhën e gjashtëmujorit të parë. Në fakt, në qoftë se çmimet e naftës do të ruhen në nivelin 50 $ për fuçi, atëhere statistika pozitive e rritjes mund të pritet jo më parë se pas 1-2 vjetësh.


***

 
Pozitivi mund të shndërrohet shumë shpejt në negativ, polemizon gazeta “Vedomosti”, kur të ardhurat e lidhura me letrat shtetërore me vlerë ti afrohen nivelit të parakrizës dhe Banka Qendrore të ndalojë forcimin e rublës. Një rrezik tjetër është shkurtimi i pritshëm i shpenzimeve, gjë kjo që do të japë goditje, para së gjithash, mbi degët e orientuara për plotësimin e kërkesës konsumatore, ku nuk përjashtohet vala e falimentimeve. Vetëm në rast se do të arrihet zbutja, amortizimi i këtyre rreziqeve, do të mund të rezultohet atëhere se pika e kulminacionit të rënies është kapërcyer dhe rreziku ka mbetur në të kaluarën. Tani për tani nuk vihet re përmirësimi i treguesit të kërkesës së brendshme.

 
***


Në Ministrinë e zhvillimit ekonomik të Rusisë e mohojnë rrezikun e stagnacionit për vitin e ardhshëm. Në veçanti, do të mbetet stabile situata në sektorin e bujqësisë, ku ekzistojnë mundësi të mira për spostimin e importit. Ndërkohë, gazeta “Kommersant” vë në dukje, se shpresat e autoriteteve ruse për evidentimin e një rritjeje të shpejtë bien në kundërshtim të plotë me parashikimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar, ekonomistët e të cilit shpallën këto ditë mbi stagnacionin e ekonomisë në vitin 2010. E venë në dyshim perspektivën e gjallërimit të shpejtë të ekonomisë edhe ekonomistët rusë. Rritja e çmimeve të naftës dhe njëfarëlloj gjallërimi që vihet re në tregun e fondeve perceptohen dhe paraqiten si tregues të daljes nga kriza, thonë ata. “Lokomotivat e rritjes” praktikisht nuk kanë ndërlidhuri dhe rritja e treguesve ekonomikë të çdo dege mund të kushtëzohet nga faktorët unikalë vetiakë.