Sipas njoftimit të botimit “Novie Izvestia”, Rusia do të rifillojë negociatat për hyrjen e saj në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT). Thelbi i problemit konsiston në atë, se Rusia duke qenë një nga ekonomitë më të mëdha botërore që nuk hyjnë në OBT, me intensitet variabël po zhvillon bisedimet për hyrjen në radhët e saj tashmë që prej 15 vjetësh. Vitet e fundit ka patur edhe momente të tilla, kur deri në zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi numëroheshin muaj dhe bile javë. Por vetëm fare pak kohë para shpërthimit të krizës procesi i negociatave u bllokua në vend për shkak të ftohjes së theksuar të marrëdhënieve politike midis Rusisë dhe SHBA-s. Por, kujton botimi “Novie Izvestia”, pas asaj kur Barak Obama deklaroi mbi synimin e vet për të hapur një faqe të re në marrëdhëniet ruso-amerikane, procesi rifilloi sërish.


***


“Ngjitja nën frikën e rrezikvdekjes”. Kështu titullohet materiali i botimit “Njezavisimaja gazeta” kushtuar rrezikut kërcënues që fshehin në vetvete ashensorët e Moskës. Këtë vit për shkak të krizës ata nuk do ti ndërrojnë, ti riparojnë apo ti modernizojnë. Ashensorët, që e kanë kaluar afatin e shfrytëzimit të tyre, nuk i nënshtrohen më ekspertizës së sigurisë industriale dhe vazhdojnë të eksploatohen akoma. Natyrisht, një “kontribut” jashtëzakonisht të madh në konsumimin e parkut të ashensorëve japin edhe vetë qytetarët tanë. Si rezultat i veprimeve barbare të rrugaçëve vitin e kaluar u nxorrën jashtë përdorimit 1000 ashensorë. Dhe në këtë çështje ndërhyjnë milicia dhe gjyqi. Por gjyqet, sipas të dhënave të botimit “Nezavisimaja gazeta”, vetëm në 10 % të rasteve arrijnë të bllokojnë funksionimin e ashensorëve të rrezikshëm. Ndërsa në rastet e tjera vihen gjoba, kurse vandalët vazhdojnë pa kokëçarje punën e tyre destruktive.