Zelanda e Re u shpall si vendi më paqedashës në planet sipas rezultateve të “Rejtingut paqedashës mbarëbotëror” (Global Peace Index). Në vendin e parë ky vend u rendit falë përqindjes relativisht të ulët të dhunës në vend, reduktimit të shpenzimeve për armatimet dhe nivelit të lartë të respektimit të të drejtave të njeriut. Në vend të dytë u rendit Danimarka, në vendin e tretë-Norvegjia. Në 20-shen e parë hyjnë shtete jo të mëdha, në të cilat ekzistojnë parime të forta mirëqenieje dhe drejtim i urtë dhe i mençur shtetëror. SHBA-s zënë vendin e 83, kurse Rusia-vendin e 136-të. Në këtë rejting u përfshinë 144 vende të botës.