Një grup shkencëtarësh kinezë për herë të parë mundi të përftojë në mënyrë laboratorike qelizat staminale të derrit, që do të lejojnë mposhtjen e virusit A H1N1, përcaktimin e racave të derrave më rezistentë ndaj sëmundjeve dhe bile të bëjnë të mundur përdorimin e organeve të tyre të brendshme për transplantim në organizmin e njeriut. Arritja e shkencëtarëve mundëson shfrytëzimin e derrave si kafshë ideale për studimin e sëmundjeve gjenetike të njeriut si dhe për krijimin e llojeve të reja të kafshëve gjenetikisht të modeluara, rritja dhe mbarështimi i të cilave është më i leverdisshëm për ekonominë bujqësore.