Demonstrimi vizual i cilësive qitëse të armëve të zjarrit dhe aftësive të zhvendosjes së teknikës ushtarake dhe armatimeve të ndërmarrjeve kryesore të industrisë mbrojtëse të Rusisë, që marrin pjesë në ekspozitën ndërkombëtare ushtarake “VTTV-Omsk-2009”, po zhvillohet në poligonin nën Omsk. Në të marrin pjesë specialistë nga 30 shtete të botës dhe rreth 170 ndërmarrje ruse e të huaja të industrisë mbrojtëse. Çdo gjë që ndodh në poligon në regjimin e kohës reale transmetohet direkt nëpërmjet televizionit satelitor si dhe në sajtin e Internetit me këtë adresë http:/www.vttvomsk.ru/. Teknika ushtarake tashmë zgjoi interesimin e më shumë se 90 përfaqësuesve të huaj.