Tregu rus i automobilave do të rimëkëmbet i pari pas krizës financiare botërore, dhe kjo do të ndodhë brenda afateve shumë të shkurtra. Një mendim të tillë shprehu Presidenti dhe Drejtori kryeadministrator i kompanisë japoneze “Nissan Motor” Karlos Gon. Ai e quajti tregun rus të automobilave strategjik. Të martën në Petersburg kompania zhvilloi ceremoninë e inagurimit të uzinës të prodhimit të automobilave. Më parë në qytetin pranë brigjeve të lumit Neva filluan të prodhojnë modelet e veta kompania japoneze “Toyota” dhe ajo amerikane “General Motors”.