Në selinë e OKB-së në New York po vazhdon puna skrupuloze mbi projekt rezolutën përkatësisht RPD të Koresë. Në të marrin pjesë 5 anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit-Rusia, SHBA-s, Kina, Britania e Madhe, Franca si dhe Japonia dhe Korea e Jugut. Sipas mendimit të Ambasadorit rus pranë kësaj Organizate Vitali Çurkin, masat që do të merren ndaj Phenianit duhet të jenë proporcionale me rrezikun kërcënues për regjimin e mospërhapjes së armës bërthamore dhe të anulueshme në rast të ndreqjes së tij. Përveç kësaj, siç mendon përfaqësuesi rus, rezoluta duhet ti shërbejë rifillimit të procesit të negociatave 6 palëshe në lidhje me rregullimin e problemit nuklear të Gadishullit të Koresë. Ambasadori i Rusisë në Korenë e Jugut Gleb Ivashencev në intervistën e vet ekskluzive dhënë radiokompanisë “Zëri i Rusisë” e quajti hapur provën e paradokohshme të mekanizmit bërthamor në RPD të Koresë goditje të dhënë mbi regjimin e mospërhapjes globale të armës së shfarosjes në masë: “Këtu, në Gadishullin e Koresë, ndeshen interesat e shteteve kryesore të rajonit: Rusisë, Kinës, Japonisë, SHBA-s, dhe 2 shteteve Koreane. Këtu janë përqendruar forca të mëdha të armatosura të Koresë së Veriut, Koresë së Jugut dhe SHBA-s. Udhëheqja ruse është mëse e bindur, se në RPD të Koresë duhet të perceptojnë në mënyrë koshiente paperspektivitetin e bërjes së zgjedhjes në favor të përdorimit të forcës ushtarake dhe frenimit bërthamor. Rusia i përmbahet pozitës së zgjidhjes së këtij problemi me mjete paqësore, me rrugë politike dhe vëzhgimit me shumë kujdes të të gjitha veprimeve që mund të çojnë në acarimin e theksusr të situatës. E gjithë puna qendron në atë, se çështja nukleare e Gadishullit të Koresë është problemi kryesor dhe kërcënimi kryesor për sigurinë në rajon. Zgjidhja e tij është e lidhur në mënyrë jashtëzakonisht të ngushtë me zhvillimin pozitiv të marrëdhënieve ndërkoreane. Diskutimet në OKB e krijojnë plotësisht një mundësi të tillë. E megjithatë vetë jeta po tregon fare qartë, se disa nga pjesëmarrësit janë të gatshëm të mos kufizohen vetëm me vendosjen e sanksioneve ndaj RPD të Koresë. Përndryshe si mund të shpjegohet gatishmëria e Japonisë për të rishikuar karakterin mbrojtës të kushtetutës së vet nën pretekstin e rrezikut kërcënues gjoja evident, real nga ana e Phenianit. SHBA-s rritën në mënyrë të qenësishme potencialin e vet në bazat ushtarake në Veri-Lindje të Azisë. Nuk mbetet pas tyre edhe Korea e Jugut në lojën me demonstrimin e muskujve.