Ndërmarrja polake e naftës dhe gazit PGNiG nënshkroi marrëveshjen për blerjen nga “Gazprom”-i rus të vëllimeve suplementare të lëndës hidrokarbure me shumë prej 300 milionë dollarësh. Sipas fjalëve të Sekretares së shtypit të kompanisë polake Joanna Zakzhevskaja, falë kësaj kontrate Polonia mund të mbushë rezervuarët e vet të gazit për periudhën e pritshme vjeshtë-dimër.