Kompania ajrore ruse “Vollgë-Dnjepër” mori pjesë në operacionin antipiratesk në brigjet e Somalisë. Me porosi të dikasterit ushtarak të Japonisë avionët transportues “Rusllan” transportuan nga Sendaja e Japoni për në Republikën Xhibuti (Afrikë) dy parti me ngarkesa të domosdoshme për zhvillimin e operacionit. Këto janë, para së gjithash, teknikë dhe pajisje të destinuara për forcat detare japoneze të vetëmbrojtjes të bazuara në brigjet e Somalisë.