Korea e Veriut njëkohësisht me provën e raketës balistike ndërkontinentale do të realizojë edhe lëshimin e raketës me rreze të mesme veprimi, njofton Agjencia Renhap me referim tek burimet ushtarake në Seul. Sipas të dhënave të mjeteve koreanojugore të informimit masiv, Pheniani zotëron raketa me rreze të largët veprimi nga 1300 deri në 3000 km. Në maj Korea e Veriut bëri prova bërthamore nëntokësore. Perëndimi i druhet asaj se tani RPD e Koresë zotëron si armë bërthamore, ashtu edhe mjete të mbartjes së tyre. Tani Këshilli i Sigurimit i OKB-së po përgatit rezolutën, e cila, siç pritet, do të parashikojë vendosjen e sanksioneve ndërkombëtare ndaj RPD të Koresë.