Kompania ajrore Air France dhe shtabi i krizës i krijuar nga qeveria e Francës, nuk konfirmuan informacion mbi gjetjen e fragmenteve të avionit të humbur në vigjilje Airbus A330-200 në ujrat territoriale të Senegalit, njoftoi Agjencia braziliane Estadu. Më parë autoritetet e Senegalit njoftuan mbi atë se fragmentet e aeroplanit u gjetën. Përveç kësaj, pilotët dhe disa anëtarë të ekuipazhit të fluturimit tjetër panë në rajonin e mundshëm të katastrofës disa pika portokalli mbi sipërfaqen e oqeanit. Avionët brazilianë po vazhdojnë kërkimin e aeroplanit të humbur “Aerobus”. Në operacionet kërkimoro-shpëtuese në Oqeanin Atlantik marrin pjesë pesë avionë dhe dy helikopterë të Forcave Ushtarako-Ajrore të Brazilit. Bashkëveprim dhe dhënie ndihme u premtuan autoriteteve braziliane në zhvillimin e operacionit kërkimor qeveritë e Francës dhe SHBA-s. Ndërkohë, MPJ e RP të Kinës konfirmoi se në bordin e avionit ndodheshin 9 qytetarë kinezë. Përveç kësaj, midis pasagjerëve, ka shumë mundësi të ketë patur edhe rusë. Sipas informacionit të qendrës së krizës të MPJ së Francës, në bordin e aeroplanit gjendet pasagjeri me emër Andrei Kiseljov. Konfirmim të saktë të shtetësisë së tij tani për tani nuk ka. Sipas të dhënave të kompanisë ajrore, në bordin e aeroplanit ndodhen gjithashtu 61 francezë, 58 brazilianë, 26 gjermanë. Sipas të dhënave të Air France, pasagjerë të fluturimit fatkeq ishin gjithashtu edhe qytetarë të Italisë, Zvicerës, Britanisë së Madhe, Libanit, Hungarisë, Irlandës, Norvegjisë, Sllovakisë, SHBA-s, Spanjës, Marokut dhe Polonisë. Kishte edhe përfaqësues të Repubikës së Afrikës së Jugut, Argjentinës, Austrisë, Belgjikës, Kanadasë, Kroacisë, Danimarkës, Estonisë, Gambias, Islandës, Hollandës, Finlandës, Rumanisë, Suedisë dhe Turqisë. Fluturimi i Air France me numër AF447 nisi në vigjilje nga aeroporti ndërkombëtar i Rio-de Janeiro dhe u zhduk nga ekranët e radarëve tre orë e gjysëm pas ngritjes nga pista e fluturimit.