Në Ditën Mbarëbotërore të mbrojtjes së mjedisit rrethues njëkohësisht në 87 qytete të botës do të shfaqet premiera e filmit kulturoro- ekologjik e Yann Artus-Bertran dhe Luc Besson. Në Rusi do të zhvillohet shfaqja e tij falas në Moskë, Shën Peterburg, Soçi dhe Anapa. Ky projekt kinematografik i fotografit të natyrës së virgjër të njohur në mbarë botën Artus-Bertran dhe regjizorit të kultit Besson u ka marrë autorëve 15 vjet punë skrupuloze. Për këtë film janë bërë gati 500 mijë fotografi në 100 vende të botës, janë shitur 3 milionë libra, janë organizuar 100 ekspozita open-air, që janë vizituar nga më tepër se 100 milionë vizitorë, janë shfaqur 4 filma dokumentarë me auditor shikuesish prej 5 milionë vetësh.