Autoritetet e Senegalit informuan Forcat Ushtarako-Ajrore të Brazilit mbi faktin se zbuluan në ujrat e tyre territoriale fragmentet e aeroplanit, të cilat mund ti përkasin lajnerit të kompanisë ajrore “Air France” që humbi në prag pas nisjes së fluturimit nga Rio de Zhaneiro. Midis 216 pasagjerëve dhe 12 anëtarëve të ekuipazhit ishin qytetarët e më shumë se 30 vendeve. Siç njoftoi ambasada e Rusisë në Brazil, ndër ta ishte edhe qytetari rus Andrei Kiseljov. Ndër versionet e shkaqeve të katastrofës po shqyrtohen edhe përfshirja e aeroplanit në zonës e stuhisë mbi oqean ose goditja e tij nga rrufeja.