Komandanti i Flotës ruse të Oqeanit Paqësor, nën admirali Konstantin Sidenko dha urdhër për të filluar përgatitjen e njësisë së re të anijeve për lundrim drejt gjirit të Adenit, ku po zhvillohet operacioni ndërkombëtar për luftën kundër piratëve somalezë. Sipas fjalëve të tij, kjo do të jetë njësia e 3 që niset tashmë për atje. Në përbërjen e saj hynë një anije luftarake me dy helikopterë të aviacionit të marinës, një rimorkiator shpëtues, një cisternë dhe nënreparti i këmbësorisë së marinës.