Fondi “Bota ruse” me ndihmën dhe përkrahjen nga ana e Këshillit Suprem të Prednistrovies hapi në bibliotekën qendrore të Tiraspolit një mini bibliotekë mbi Rusinë, njëfarë lloj “këndi rus”të llojit të vet. Në Prednistrovie startoi projekti i parë pilot i Fondit, ideja e të cilit iu propozua botës ruse prej parlamentarëve të Prednistrovies. Sipas fjalëve të Drejtorit të programeve për Bashkësinë e Shteteve të Pavarura të këtij Fondi Maksim Meijer, në “këndin rus”është paraqitur literaturë mësimore, metodike dhe artistike për institutet e larta dhe shkollat, botime me dispenca dhe multimediatike të përvetësimit të gjuhës ruse.