0Brazili dërgoi disa helikopterë për kërkimin e avionit francez me 216 pasagjerë dhe 15 anëtarë të ekuipazhit, i cili fluturonte sipas itinerarit Rio-de-Janeiro-Paris dhe gjatë udhëtimit humbi nga ekranet e radarit. Sipas fjalëve të anëtarit të qeverisë franceze Zhan-lui Borloo, ngjarjet mund të zhvilloheshin sipas një skenari nga më tragjikët, pasi lënda djegëse në aeroplanin francez të pasagjerëve duhej të kishte mbaruar. Në Paris është krijuar selia e krizës.