0Ish Zëdhënësja e parlamentit të Gjeorgjisë Nino Burxhanaxe njoftoi për gazetën ruse “Vremja novostei” që ka ngritur padi në gjykatë ndaj Presidentit Mihaill Saakashvili, se ai e akizoi atë dhe opozitën e drejtuar nga ajo “Lëvizja demokratike “Edinaja Gjeorgjia” për lidhjet me Rusinë dhe për marrjen e ndihmës financiare nga Moska. Sipas fjalëve të saj, opozita është e gatshme ti drejtohet Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg që të arrijë ta bëjë Saakashvilin të kërkojë falje. Një lider tjetër i forcave opozitare Gubaz Sanikidze deklaroi për gazetën gjeorgjiane “Kviris Palitra” se opozita synon të nxjerrë në rrugët e rajoneve të vendit 1 milionë veta për piketimin e administratës vendase dhe institucioneve shtetërore. Sot opozita do të piketojë Bashkinë e Tbilisit.