Përveç këtyre dy fjalëve: Nikita Mihallkov, në karvizitën e tij nuk ka të shkruar asgjë tjetër. “Sepse unë tashmë kam një emër”, thotë regjizori i famshëm. Aktor, regjizor, skenarist, producent, person i nderuar me çmimin “Oskar”, me Luanin Venecian si dhe me shumë e shumë çmime të tjera të ndryshme kinematografike-të gjitha këto janë atribute të një njeriu. Ai figuron ndër autorët e së ashtuqujturës “Letër e të katërtëve”, në të cilën në vitin 2007, 4 veprimtarë të mëdhenj të kulturës ruse iu lutën Presidentit Vladimir Putin, me shkelje të Kushtetutës, të mbetet në postin e presidentit për afat të tretë. Kjo letër e famshme drejtuar presidentit u shkruajt, po e citojmë atë: “në emër të të gjithë përfaqësueve të profesioneve krijuese në Rusi”. Mihallkovit iu përgjigjën me një letër të hapur 11 persona: “A e kuptuat vallë ju, se ç’trivialitet, banalitet të mjerë, të varfër prej sahanlëpirësi e interesaxhiu keni shkruar dhe nënshkruar ju? E me ç’të drejtë shprehët kurajon ju që të merrni përsipër përgjegjësinë për tu shprehur në emër të të gjithë përfaqësuesve të profesioneve krijuese në Rusi?”. “Po nga doli ajo tezë idiote, debaton me ta Nikita, sikur çdo inteligjent është i detyruar të urrejë autoritetet pushtetore?”. Familja e Mihallkovëve edhe gjatë kohërave sovjetike ka qenë e përkëdhelur nga pushteti. Babai i tij, Sergei Mihallkov, është autor i njohur i vjershave për fëmijë si dhe i teksteve të himneve të BRSS dhe Rusisë. Fisi i Mihallkovëve-ndërsa midis tyre ka patur edhe një dhjak oborrtar, edhe guvernator të Carit Ivani i Tmerrshëm, edhe këshilltar veprues shtetëror-ja, tashmë që prej 500 vjetësh i shërben me përkushtim e besnikëri Atdheut dhe atyre që e kanë drejtuar atë. Mihallkov nuk i druhet pikëpamjeve të veta monarkike dhe fuqimëdha dhe nuk i fsheh aspak ato. Por, megjithatë, do të mbahet mend ai për fimat e tij. “Në qoftë se Nikita do të më ftojë mua, me dëshirë të madhe do të luaj në filmat e regjizuar prej tij”, thotë, p.sh., Jek Nikolson. Çmimin Oskar Nikita Mihallkov e meritoi për filmin e vet “Të topiturit nga dielli”, megjithëse shumë e quajnë atë jo si punën më të mirë regjizoriale të tij, duke sjellë ndërmend përzemërsinë, sinqeritetin e punëve më të hershme të Mihallkovit. Mori pjesë ai në festival edhe në vitin 2007 me filmin “12”. Gjykatësit popullorë me mundime të mëdha përpiqen të zgjidhin problemin, në se mund të vriste apo jo djaloshi çeçen babain e vet rus-burrin i cili e adoptoi atë. Çmim Oskar filmi nuk mori, por shkaktoi debate të fuqishme në Rusi. Shkollën regjizori i ardhshëm nuk e kishte fort për zemër dhe ajo i përgjigjej atij me po të njëjtën monedhë. Ndërsa historia mbi atë, se gjithë natën në shtëpinë e tyre pat luajtur pianisti i famshëm Rihter dhe prandaj Nikita nuk shkoi në shkollë, nuk ia shtonte aspak popullaritetin atij. Ndër të tjera ai ishte edhe një djalë bullafiq, shumë i shëndetshëm. Por ama tani ai çdo mëngjes kalon disa orë në palestër dhe noton në pishinë. Dhe mund ti lejojë tashmë prej kohësh vetes të mos ua vërë më veshin keqdashësve dhe njerëzve cmirëzinj. Bashkëshortja e tij tregon, se kur erdhi në takimin e parë me të e lyer dhe e ngjyer, Mihallkov e mori atë për dore dhe e çoi në banjë që të lajë fytyrën. “Unë preferon të di që në mbrëmje se më kë do të zgjohen mëngjes”, e shpjegoi në mënyrë lakonike regjizori gjestin e vet. Nga pijet alkoolike ai parapëlqen ato më të forta-“gjithçka që të ndez gjoksin”. Por është i dhënë shumë edhe pas gjyetisë. “E shtëna-është shumë. Sepse ajo është jetë e huaj-një. Dhe thyerje e heshtjes-dy. Ti, në përgjithësi, duhet ta meritosh të drejtën për të shtënë. Dhe njeriu, i cili merr mbi vete një të drejtë të tillë, duhet të përgjigjet për këtë”, mendon Nikita Mihallkov.