Nxjerrja ilegale jashtë shtetit e aktivave u kërcënohet bankave deri me masën e heqjes së lirisë, shkruan botimi “Rossijskaja gazeta”. Banka e Rusisë paralajmëroi rreptësisht të gjithë ata që nxjerrin aktivat e veta jashtë shtetit nën pretekstin e gjurulldisë së krizës. Bankierë të tillë i pret deri ndëshkimi me ndjekje penale, pra, me afat burgimi. Ndërsa bankave më të ndërgjegjshme iu premtua inkurajimi, favorizimi duke u hapur atyre akses të thjeshtësuar në përfitimin e mjeteve financiare shtetërore. Në Kodin Penal, vërtet, tashmë ekzistojnë nene të tilla, të cilat mund të vihen në veprim për ndëshkimin e mashtruesëve, p.sh., për çuarjen e bankës me paramendim në falimentim. Por, siç vë në dukje botimi “Rosijskaja gazeta”, në praktikë çështje të tilla penale rrallëherë çohen deri në fund, pra,në finish.


***


Gjykata Kushtetuese e Rusisë u ndaloi doganierëve të konfiskojnë automobilat e huaj me të kaluar të errët, të dyshimtë, në qoftë se dogana nuk do të mund të provojë në mënyrë të drejtpërdrejtë me fakte, se pronari aktual ishte në dijeni të depërtimit ilegal të makinës në vend. Në këtë mënyrë, shkruan botimi “Novie Izvestia”, vendi arriti të mbrojë megjithatë të drejtën e të ashtuqujturit konsumator të ndërgjegjshëm, të ndershëm. Tani çdo pronar i automobilit të markës së huaj që ka qenë dikur në përdorim, i blerë, si i thonë fjalës, “në dorë” nga ai në Rusi, apriori quhet i ndërgjegjshëm dhe nuk është i detyruar të sakrifikojë makinën dhe paratë e veta për shkak se shitësi nuk e pa të arsyeshme ti tregojë atij se automobili ishtë futur në vend me shkelje të ligjit. Më parë qytetarët e bindur ndaj ligjit si rezultat i mosnjohjes elementare të legjislacionit mund të humbisnin në mënyrë të pakthyeshme si automobilin e vet, ashtu dhe paratë. Bile dhe ndofarë përpjekjesh që ndërmerreshin nga ata për ti rikthyer vetes makinën përfundonin pa rezultat. Ndërsa vendimin aktual të gjykatës, ekspertët e “marrë në pyetje” nga botimi “Novie Izvestia”, e vlerësojnë si triumf të Ligjit.


***


Ç’do të pijnë qytetarët rusë dhe me çfarë çmimi, në qoftë se do të anulohet sistemi veprues i regjistrimit të alkoolit? Këtë pyetje e shtron botimi “Moskovskij komsomolec”. Thelbi i vetë sistemit interperetohej, shpjegohej mjaft thjeshtë: të llogaritet çdo pikë alkooli e prodhuar në vend. Ndërmarrjet duhej të pajiseshin me kontatorë matës elektronikë me dalje të drejtpërdrejtë në Internet dhe me lidhje direkte me serverin e Shërbimit Tatimor Federal. Por në praktikë kjo doli një punë aspak e lehtë dhe pa bereqet. Tregtia e alkoolit të importit u stopua në vend. Dhe rusët filluan sërish të mendojnë për prodhimin e rakisë me mjete artizanale vetiake. Humbjet e prodhuesve, sipas disa të dhënave, vlerësohen në gjysëm miliardi $. Më në fund, Presidenti Dimitri Medvediev me tekst të hapur deklaroi, se që përpara vënies në veprim të sistemit të ri të llogaritjes, regjistrimit të alkoolit ai ishte mëse i bindur, se ai nuk do të japë kurrëfarë rezultati. Dhe ashtu doli në të vërtetë, konkludon botimi “Moskovskij komsomolec”.