Kryeministrja e Ukrainës Julia Timoshenko dhe Lideri i Partisë së Rajoneve Viktor Janukoviç u morrën vesh që t’i atribuojnë parlamentit (Verhovnaja Rada) të drejtën për të zgjedhur presidentin. Kjo pikë përmbahet në marrëveshjen të e bashkërenditur prej tyre të projekt kushtetutës së re. Gjatë takimit të tyre personal ata miratuan pjesëmarrjen e përbashkët të bllokut të Julia Timoshenkos dhe Partisë së Rajoneve në zgjedhjet parlamentare gjatë kalimit legjitim të pushtetit nga presidenti tek kryeministri. Timoshenko gjatë kësaj do të ruajë postin e Kryetares së qeverisë, kurse Janukoviç do të zgjidhet President i vendit.