Përfaqësuesit e shërbimeve speciale të Egjiptit liruan studentët e ndaluar rusë pa dhënë kurrëfarë shpjegimi për shkakun e arrestimit të tyre. Në një kohë të afërt autoritetet e Egjiptit do ti paraqesin Konsullit rus listat e studentëve rusë që kanë mbetur akoma në qelitë e paraburgimit. Sipas fjalëve të tij, disa prej tyre do të deportohen për shkak të shkeljes së regjimit të pasaportave dhe vizave, kurse të tjerët do të vazhdojnë studimet në Egjipt. Më 27 maj organet egjiptiane të ruajtjes së rendit ndaluan më shumë se 30 rusë dhe disa dhjetra qytetarë të shteteve të tjera.