NATO i propozoi zyrtarisht Iranit të hapë korridoret transitore tokësore për transportimin e ngarkesave për në Afganistan. Që prej nëntorit të vitit të kaluar u bënë më të shpeshta sulmet e njësive të lëvizjes “Taliban” në Pakistan mbi autokolonat që transportojnë 70 % të ngarkesave të destinuara për forcat e koalicionit. SHBA-s kanë ndërmend të rrisin efektivin e kontigjentit të trupave të veta në Afganistan me 20 mijë veta, prandaj hapja e rrugëve të reja për furnizimin e këtyre ngarkesave është me rëndësi jetike për Amerikën. Sipas mendimit të vëzhguesve, arritja e marrëveshjes për këtë çështje mund t’i shërbejë përmirësimit të marrëdhënieve të Teheranit me administratën e Barak Obamës.