Doktor i fëmijëve i mbarë botës. Kryetar i Komitetit Ndërkombëtar për dhënien e ndihmës fëmijëve gjatë luftrave dhe katastrofave të ndryshme. Qytetari i parë rus që meritoi titullin “Evropiani i vitit”. Ai është mbajtës i dekoratave të shumta, të cilat, sipas mendimit të tij, “nuk të bëjnë < ty > as më të respektueshëm, as më pak të urryeshëm”. Njeri jo indiferent, i drejtë, i hapur dhe konfliktues, doktori i fëmijëve është i gatshëm “të kurojë” bile dhe shoqërinë, në tërësi, në qoftë se mendon se ajo është e sëmurë. “Puna e Ministrisë së shëndetësisë është shpesh herë antinacionale, deklaron Roshal. — Unë nuk dua të them se atje kanë zënë qoshe të ngrohtë armiqtë e Rusisë apo agjentë të shitur tek CIA. Por këta njerëz nuk kanë kualifikimin e duhur! Dhe duhet, sa nuk është ende vonë, të shpëtojmë mjekësinë bazë”, shprehet me indinjatë. Ai debaton me ata që bëjnë thirrje për të kopjuar përvojën perëndimore të mjekësisë me pagesë. Ka bërë shumë armiq duke dalë për lejimin e transplantimit të organeve të fëmijëve. Në çdo qytet që shkon gjëja e parë që bën është thirrja e “ndihmës së shpejtë”. Mos u frikësoni. Ai e ndjen veten mirë. Me këtë ai, thjesht, verifikon me orë në dorë për sa kohë do të vijë ajo. “Roshali tregohet kaq aktiv, sepse dëshiron të zerë postin e ministrit”- propozoi variantin e vet një gazetë. Doktor Roshal u indinjua së tepërmi: “Nuk dua aspak të bëhem ministër! Unë i kam kaluar tashmë të 70-tat. Unë dua vetëm të kuroj fëmijët. Dhe unë di ta bëj mirë këtë punë”. “Unë nuk hyj në asnjë parti. Jam njeri i pavarur dhe i përmbahem parimeve të mia”, thotë Leonid Roshal. Por opozita liberale në Rusi e qorton atë për faktin, se ai në zgjedhjet ka qenë person i besuar i Putinit, ka mbështetur publikisht Kryetarin e Bashkisë së Moskës Juri Lluzhkov dhe Guvernatoren e Peterburgut Valentina Matvienko. “Deri tani mendoj, se kam vepruar absolutisht drejtë, përgjigjet ai. Sipas ndërgjegjes sime. Unë nuk kam parë në atë periudhë rreth vetes njerëz të tjerë, të cilët të mund të çimentonin shoqërinë, ta bënin më të fortë Rusinë”. Njeri, me të vërtetë, me popullaritet të madh Roshal u bë pas marrjes peng të gjithë shikuesve në sallën e koncertit “Nord-Ost”. Ai hyri në bisedime me terroristët, nxorri prej andej fëmijët, u çoi njerëve që mbaheshin peng medikamente, u dha ndimë pa kursim të sëmurëve dhe të plagosurve. Dhe nuk bëri përjashtim as për banditin e plagosur. “Unë isha i detyruar të bëja gjithçka të mundur me qëllim që ai të mbetej gjallë”. Gjatë zaptimit të shkollës në Beslan, terroristët thirrën pikërisht atë për mision ndërmjetësie e zhvillim bisedimesh. “Arritjen e vet më të madhe” Roshal quan ndërtimin e korpusit të Institutit të Kirurgjisë për fëmijë. Të drejtën e vet përkatësisht godinës së ish burgut të grave në qendër të Moskës, ku çmimi i tokës është më i lartë se sa në Londër, ai e ka mbrojtur për 15 vjet me radhë nëpër gjyqe. Aktualisht në këtë Institut kurohen falas gati 50 mijë fëmijë në vit. Djalë nga një familje e mirë hebree, bir aviatori ushtarak, Leonidi nguliti përgjithmonë në mendjen e vet që në fëmijërinë e hershme, se pavarësisht nga të ardhurat, garanci e shëndetit është atmosfera dashamirëse në familje. Dhe diçka tjetër, se apendiciti i infektuar, i majisur duhet operuar patjetër. Në familje si dhe me miqtë e shokët e vet ai është njeri i butë, komunikues. Ka një natyrë magjepsëse, që të bën për vete. Bashkëshortja e tij është njeri i përkushtuar ndaj shkencës. I biri-biznesmen, besa vazhdon studimet e larta për psikologji. Natyrisht, e vetmja gjë për të cilën Leonid Roshalit dhe së shoqes i vjen jashtëzakonisht keq është ajo, se patën vetëm një fëmijë. Dhe për asgjë tjetër më…