0Rusia së bashku me Kazakistanin, Kirgizinë, Taxhikistanin dhe Uzbekistanin po krijojnë në rajon një grupim shumë të madh ushtarak. Siç  njoftoi për agjencinë “Interfaks” përfaqësuesi i Organizatës së Traktatit mbi Sigurimin Kolektiv (OTSK), ky grupim ka si qëllim përballimin e agresionit me përmasa të gjera në kuadrin e të ashtuquajturës “luftë e madhe” dhe jo pjesëmarrjen në konfliktet rajonale.