Autoritetet turke i lejuan Mihaill Prohorovit të ndërtojë një kompleks hotelesh me shtatë yje në periferi të qytetit Izmir në bregdetin e Egjeut, shkruan gazeta “Milet”. Fillimi i ndërtimit të tij planifikohet për në muajin shtator. Vëllimi i investimeve nuk është bërë ende publik. Shtypi turk vë në dukje gjithashtu se javën e kaluar në Antalia u hap hoteli Mardan Palace, ndërtimi i të cilit i kushtoi biznesmenit rus-Telman Ismaillov-1.5 miliardë dollarë. Në përgjithësi, sipas të dhënave të Shoqatës Turke të Investitorëve, në degën e turizmit, biznesmenët rusë kanë investuar në industrinë turistike të vendit 2.5 miliardë dollarë.