Shërbimet speciale të vendeve të BSHP-së arritën të bashkojnë përpjekjet e veta në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit, deklaroi Drejtori i Shërbimit Federal rus të Sigurimit Aleksandër Bortnikov. Sipas fjalëve të tij, shërbimet speciale bashkëveprojnë aktivisht në zbulimin dhe parandalimin e realizimit të skemave kriminale në sferën ekonomike. Ato bashkëpunojnë me kolegët nga BE në kundërshtimin e kiberterrorizmit dhe përhapjes së armës bërthamore. Do të krijohet gjithashtu baza e të dhënave mbi strukturat ekstremiste.