Presidenti i Ukrainës Viktor Jushenko do të dëshironte që rusët të mos i vlerësonin veprimet e palës ukrainase si antiruse. Për këtë ai deklaroi në intervistën e vet dhënë botimit “Nezavisimaja gazeta”. Duke propozuar që të vendosen ambiciet e metropolit dhe hatëret e mbetura të kolonisë në raftin e historisë, Jushenko tha se tashmë erdhi koha për të ndërtuar marrëdhënie të qytetëruara dhe normale fqinjësore. Presidenti i Ukrainës vuri në dukje se “Rusia ka ushtruar, ushtron dhe do të ushtrojë një ndikim jashtëzakonisht të madh në politikën e rajonit, se ajo është faktor, i cili duhet të merret seriozish parasysh”.